• |
ide | kryesore

Shpërthen Nishani: Bashkëpunimi ekonomik me Kosovën, i tmerrshëm

I pakategorizuar
nishani bota sot.jpg


Kur kryeministri Rama ka shtuar njoftimet për mbledhjen e dytë të përbashët të qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, presidenti shqiptar ka një tjetër opinion. Në një intervistë për gazetën “BotaSot” Nishani ka thënë se bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik Shqipëri – Kosovë, aktualisht është i tmerrshëm dhe i papranueshëm! “Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbetet SHBA-ja, partneri kryesor strategjik”, thotë presidenti Nishani. I pyetur nëse do të ndodhë një ditë bashkimi kombëtar ai është përgjigjur: “Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodh, nuk ka asnjë arsye, por ajo do të vije në mënyrë të natyrshme, dhe të jesh e sigurt që do vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”.