• |
ide | kryesore

C4 me telekomandë, arrestohen 4 persona në Durrës

I pakategorizuar
C4.jpg



Tre eksplozivë C4 me celular gati për t’u përdorur dhe disa telefona celularë që dyshohet se do të shërbenin për montimin e disa bombave të tjera të telekomanduara u kapën në Durrës, në një aksion të koduar me emrin “Twix”. Katër persona përfunduan në pranga:

Febjus Dauti, 31 vjeç lindur në Has dhe banues në Durrës

Dashnor Dumani, 30 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës

Asllan Plaku, 24 vjeç, lindur dhe banues në Durrës

Bledar Plaku, 31 vjeç lindur dhe banues në Durrës

Prokuroria për Krimet e Rënda i kishte mbajtur këta persona nën vëzhgim prej 2 muajsh. Ata dyshohet se janë anëtarë të grupi kriminal që siguronte lëndë të tilla eksplozive. Nuk është e qartë nëse i kishin përdoru vetë në ndonjë rast. Atyre iu gjetën edhe 7 telefona celularë, si dhe mjete të tjera për prodhimin e eksplozivëve të telekomanduar. Kapje e tyre vjen pak orë pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e biznesmenit Ardian Trota, pranë Shkëmbit të Kavajës. Trota mbeti i plagosur, ndërsa më vonë u arrestua pasi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest me burg”, që i ishte dhënë për dhunë në familje.