• |
ide | kryesore

“La Repubblica”, kronikë për shqiptarin e vijave të bardha

I pakategorizuar
repp ok.jpg


Videoja e shqiptarit Indrid Mema, i cili jeton në Itali, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Ajo është e thjeshtë, ndoshta dikujt mund t'i duket edhe e mërzitshme. Një njeri që bën vija rrugore në Sondrio në rajonin e Milanos, për katër minuta me makinën e tij, me saktësi dhe shpejtësi të madhe. Kjo ishte e mjaftueshme për të arritur një milionë klikime vetëm në videon e publikuar në agjencinë italiane të lajmeve, Repubblica.it.

Ashtu si kapiteni i anijes "Norman Atlantic", Argilio Giacomazzi, nuk e braktisi anijen, pasi siç tha "Kjo është detyra ime", edhe Indrit Mema pranon se kjo është puna e tij. "Kjo është puna ime, kjo është e gjitha", tha ai për Repubblica, ende i çuditur për suksesin e papritur.

Indrit Mema, i cili ka lindur 38 vite më parë në Durrës, ka shkuar në shtetin fqinj në vitin 1998. "Në Itali kemi ardhur vetëm në 1998, me gomone, unë… nuk më vjen turp ta them dhe për të punuar. Që atëherë nuk bëj gjë tjetër", shprehet ai.

Këto ditë, ai ka qenë i zënë me menaxhimin e famës midis televizionit dhe radios, ndërsa betohet se kjo intervistë do të jetë e fundit.  "Unë nuk kam ardhur në Itali i bindur ajo u qiellin nga programet televizive kam ardhur për të punuar dhe kam kërkuar për të bërë këtë… për të vijëzuar në rrugë është një pasion, ka qenë gjithmonë gati një hobi."

Ai e ka bërë këtë në Torino dhe Como. Në 2010-n, në krahinën e Sondrio, në Cosio Valtellino, hapi firmën e tij, që kujdeset për sinjalistikën vertikale dhe horizontale të rrugëve, postera dhe vija në asfalt, duke fituar kontratat kryesisht në komunat e zonës. Ai arriti të bënte edhe sinjalet e brendshme të stacioneve të ndryshme nëntokësore në Milano. Tani ai ka kompaninë e tij, shtëpinë nën pronësi të blerë me kredi. Gruaja e tij punon në një ndërmarrje, kanë dy fëmijë të moshës 7 dhe 4 vjeç, Stivenin dhe Aleksin.

“Në parim, kurrë nuk e refuzoj punën, dikur fitova një kontratë para pushimeve. Unë jam krenar që jam shqiptar, dhe askush nuk më ka trajtuar keq për origjinën time. Çfarë di të bëj unë, mi kanë mësuar italianët. Kur unë bëj vijëzimet ndjehem si kur isha një fëmijë në go-karts. Në fakt, video kam filmuar edhe më të mira”- tha për Repubblica.it, durrsaku Indrid Mema.