• |
ide | kryesore

Një femër është me humor të keq 5 orë në javë

Arkiva, Stil
an.jpg



Ditë të mbrapshta, simptoma paramenstruale, efektet hormonale, etj, janë disa nga shkaqet se pse në disa momente femrave nuk mund t’iu afrohesh pasi janë me humor të keq. Partnerët ia vënë fajin “ciklit” dhe hormoneve, por në fakt për femrën janë 5 orë në një javë në të cilat është e acaruar. Ky fakt u konfirmua nga një sondazh britanik i realizuar në 1000 femra dhe 1000 meshkuj nga shoqëria “Healthspan”.

Duket se femra nervozohet pa shkak për shkak të kileve të tepërta, të kohës së keqe, kompjuterit që nuk funksionon, thyerjes së thoit, mosdëgjesews sw fëmijës, njollat që nuk hiqen nga rrobat, presioni i shefit, ose mungesa e ndihmës.

Sipas sondazhit, 1 në 7 femra, ndihet më shpesh e inatosur se sa e lumtur.

“Femrat duan më shumë kohë për veten, ndërsa meshkujt mbështeten te partneret për të qenë më mirë. Për të shmangur “shpërthimin” 22% e të intervistuarave deklaruan se merreshin me sport dhe 20% merreshin me blerje apo me një bisedë të këndshme” – shprehet psikologia Sally Brown.