• |
ide | kryesore

Taçi, largon Cassanon nga Parma. Nuk i jep paratë

Arkiva, Sport
cassano.jpg


Administrata e re e Rezar Taçit ka bërë kurbanin e parë në klubin verdheblu. Antoio Cassano ka përfunduar kontratën e tij me Parmën.  Sulmuesi italian, Antonio Cassano, nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Parmas. Kjo e fundit ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me ish-anëtarin e Romës dhe Real Madridit. Ndryshe, Cassano ditë më parë vendosi ta dërgoj në gjyq skuadrën italiane pasi nuk i pagoi rrogën. Në fakt borxhin ndaj ish sulmuesit të kombëtares italiane ia kishte pronari i mëparshëm Tommaso Girardi, i cili pas shitjes ia kaloi atë shoqërisë që ka sot për president Ermir Kodrën. Sipas mediave italiane ky i fundit është njeriu i vendosur nga Rezar Taçi për të drejtuar Parmën. Dhe duke u nisur nga kjo, Lapsi.al arriti në përfundimin se administrata e re ka larguar ish talentin nga Bari. Duke u nisur nga logjika se në rastin e Cassanos presidenca e re nuk e ka njohur borxhin, ne vume titullin "Taçi, largon Cassanon nga Parma. Nuk i jep paratë". Më pas për këtë shkrim rreagoi biznesmeni i naftës me një deklaratë ku shpjegonte se Cassano nuk e kish thënë në asnjë vend se ai qe larguar nga Taçi. Në fakt titulli i lajmit të botuar tek Lapsi.al qe një deduksion i redaksisë  dhe Cassano nuk e pat thënë një gjë të tillë.