• |
ide | kryesore

Alba Parietti refuzon Agon Channel/ “Nuk dua të emigroj”

Arkiva, Paparazzi
foto2-alba-parietti.jpg


Ndryshime të mëdha priten nga Agon Channel, që i ka vënë syrin Festivalit të San Remos dhe Veronica Maya, e cila do të drejtojë post- festivalin në një hapsirë enkas, drejtpërdrejtë nga qyteti ligur, që mirëpret festën më të famshme të muzikës në Itali, këtë vit prezantuar nga Carlo Conti.

Çdo ditë nga e hena 9 shkurt, deri të shtunën më datë 14, do të ketë lidhje me qytetin e luleve, për t'u njohur me më të fundit nga backstage-i i Festivalit. Dhe nëse Veronica Maya është  entuziaste për këtë aventure te re nën logon e Agon Channel, kemi një Alba Parietti që nuk ka asnjë dëshire t'i hipë kësaj anieje. Showgirl-i i njohur italian, ka qartësuar në facebook se zërat insistentë që duan t’a shohin në një ekran të huaj, janë krejtesisht të pabazuar: “Nuk kam fare ndërmënd të emigroj te Agon Channel”

 

dreambox.it