• |
ide | kryesore

Kush do t’a zëvendësojë Nora Istrefin në jurinë e X Factor?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ndërsa ka mbetur vetëm një javë nga nisja e Netëve Live, X Factor Albania nuk e ka ende emrin e katërt në panelin e jurisë, krah Albanit, Miriamit dhe Pandit. Planet u prishën për shkak të shtatëzënisë së Nora Istrefit, e cila u tërhoq nga gara edhe në spektaklin e kërcimit Dance With Me. Këngëtarja ka qenë pjesë e jurisë përfundimtare dhe episodet që po transmetohen tregojnë zgjedhjen e katërshes së saj në kategorinë e djemve, grup i cili ende nuk e ka një mentor. Sipas burimeve të lapsi.al, produksioni i spektaklit të zbulimit të talenteve të rinj, është duke kërkuar po ashtu një emër nga artistët kosovarë për të zëvendësuar Norën, pasi si çdo vit, edhe këtë herë në Netët Live kanë mbërritur shumë talente nga Kosova. Kush do të përfaqësojë Kosovën në katërshen e jurisë së X Factor? Kaloni nga këto anë për t’a mësuar.