• |
ide | kryesore

Edhe Armina Mevlani kundër fenomenit “50 hijet e Grey-t”

Arkiva, Paparazzi
arminaaa.jpg


Edhe pse diskutimet kanë evoluar dhe tashmë nëpër tavolina e rrjetet sociale flitet për realizimin filmik të “50 hijet e Grey-t”, Armina Mevlani i është kthyer librit, që sipas atyre që e kanë lexuar, krahasuar me filmin është shumë larg… “Nuk kam marre asnjehere ne fakt mundimin te lexoj "50 hijet e Grey" me eshte dukur teper komercal dhe shume i trashe per te humbur kohe me te! Ndoshta me mire nje roman klasik dashurie (nga ata te vjetrit madje) ose ndonje film te Kubrick tip Eyes Wide Shut ne vend te ketij filmi! Si mendoni ?” – me këtë status i është drejtuar miqve të saj ish-miss Albania, e cila thotë gjithashtu, se me një roman si Anna Karenina, ia vlen të humbasësh kohën. Çfarë mendoni ju për këtë këndvështrim të Arminës?