• |
ide | kryesore

Zbulohet anëtarja e katërt e jurisë së X Factor. Ajo është B…?

Arkiva, Paparazzi
x factor.jpg


Tashmë nuk është më surprizë, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti do të jetë anëtarja më e re e jurisë së talent show-t X Factor Albania. Kjo zgjedhje “aksidentale” duket e mirë menduar, pasi Bleona është në kulmin e saj mediatik dhe pritet të bëjë shfaqje në Netët Live, që nisin të hënën e ardhshme në TV Klan. Lajmin e ka bërë publik prezantuesja e X Factor, Alketa Vejsiu e cila duket shumë entuziaste që ka mundur të rekrutojë personazhin shqiptar, apo siç e quan ajo “një nga fenomenet mediatik në Shtetet e Bashkuara”.

Priten surpriza këtë edicion të katërt të X Factor!