• |
ide | kryesore

“50 hijet e Grey-t”/ Nami në kinematë botërore. Shkojnë me prezervativë e vibratorë të shohin filmin

Arkiva, Paparazzi
50hijet e greyt.jpg


Ngjarje nga më të ndryshmet kanë ndodhur gjatë projeksionit të filmit “50 hijet e Grey-t”. Më tepër se për filmin me "sfond të kuq", këto ndodhi kishin të bënin me sallat e kinemave, në të cilat punonjësve, në Angli, sipas web-it Dagospia, u është dashur të pastrojnë prezervativë të përdorur e vibratorë si edhe të nxirrnin nga salla njerëz të cilet benin seks lirshëm. Disa gra janë kapur në errësirë, me sytë e mbuluara me çorape, duke u masturbuar. Në Amerikë të mitureve u është krijuar mundësia të shohin filmin, në prani të një të rrituri. Kështu, në biletari, janë shfaqur 10-vjeçarë të shoqëruar nga familjarët. Madje një nënë ka sjellë vajzën e saj 4-vjeçare (por nuk është lënë të hyjë). Një nënpunës ka treguar se i është afruar një fëmije i traumatizuar që i ka thënë: "filmi ta shpif, puthen dhe ulërijnë gjithë kohës". Ndërsa një tjetër ka spjeguar: "na është dashur t'i ndajmë klientët në më shumë se një rast. Ishin vërtetë të mpleksur në një marrëdhënie seksuale. Në fund kemi gjetur prezervativë të përdorur përtoke". Në Glasgow, diten e Shën Valentinit, një burrë u sulmua nga tre gra sepse u kerkoi të mbanin qetësi. Një grua e moshuar u nxorr jashtë kinemasë sepse po masturbohej, një vajzë u shoqerua jashtë sepse kishte me vete një vibrator, ndërsa një tjetër ka konsumuar aktin e vetëkënaqësisë me bishtin e një çadre. Nje djali i është treguar dera pasi është kapur duke regjistruar me telefon skenat më eksplicite të filmit.