• |
ide | kryesore

Lulzim Basha shfaqet në Instagram. A është kjo një strategji e re komunikimi?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Trendit të Instagramit duket se nuk i ka shpëtuar as Lulzim Basha, i cili prej një jave gjendet me një llogari personale në rrjetin më të madh të shpërndarjes e publikimit të fotove online. Kryetari i PD, postimin e parë ia ka dedikuar situatës së përmbytjeve disa ditë më parë, ndërsa vetëm mbrëmë, shpërndau për ndjekësit e tij një foto ‘live’ nga mbledhja e grupit të Partisë Demokratike. Nuk dimë nëse këtë ‘account’ e menaxhon vetë Basha dhe a do të shfaqë aty, foto e pjesë nga jeta e tij personale, apo @lulzim.basha në IG, do të shërbejë si strategji komunikimi e partisë që ai drejton, për t’iu afruar të rinjve të cilët janë përqëndruar tek ky rrjet social.