• |
ide | kryesore

Rea, vajza e Linda Ramës në fokusin e “Paparazzi”/ Foto nga ditëlindja

Arkiva, Paparazzi
rea zaho.jpg


Ajo mund të jetë fare e panjohur për publikun, por “biografia” e Rea Xhillarit ka ndikuar që vajza e Linda Ramës, të bëhet pjesë e rubrikës “Paparazzi”, këtu në lapsi.al. 

Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Rama, ka festuar 25-vjetorin e lindjes javën e kaluar në kryeqytet. E kthyer me kohë të plotë në Tiranë, Rea është gjendur mbrëmjen e 18 shkurtit, rrethuar nga miq, të cilët i kishin përgatitur festën surprizë.

Të rinjtë kanë festuar në club-in ‘PepperOn’, një nga vendet me muzikën e atmosferën më të mirë në kryeqytet. Në mbëmjen e ditëlindjes-surprizë, kanë qenë të ftuar edhe familjarë të Reas, por mes tyre nuk u pa i pranishëm, Gregu, djali i Edi Ramës. 

Studentja e arkitekturës në Zvicër, duket se është kthyer tashmë përfundimisht në Tiranë dhe për këtë, me gjasë, do ta kemi më shpesh të pranishme, këtu në Paparazzi.