• |
ide | kryesore

Elia Zaharia shoqëron Yllkën në Festivalin e Filmit në Monte Carlo

Arkiva, Paparazzi
elia tapeti kuq.jpeg


Festivali i Filmit në Monte Carlo, që po mbahet momentalisht e deri në datën 28 shkurt, ka edhe një tjetër shqiptare të ftuar. Elia Zaharia është gjithashtu prezente në këtë event, por, ndryshe nga e ëma, aktorja Yllka Mujo që u përzgjodh për të qenë pjesë e jurisë, duket se aktorja e re, po shfrytëzon mundësinë për të krijuar njohje dhe pse jo kontakte, që do t’i shërbenin në profesionin e saj.

Bashkëshortja e Princit Leka, ka qenë me mamnë e saj, kur gjatë ditëve të Festivalit, kanë takuar aktorin e famshëm Raoul Bova. Ky rast, nuk mund t’i shpëtonte pa u fiksuar në një foto, aq më tepër kur bëhet fjalë për seks simbolin italian, i cili duket se ka simpatinë edhe të dy aktoreve shqiptare.

Në një nga fotot, Elia shfaqet edhe me një nga personazhet më të njohur të televizionit italian, Ezio Greggio, i cili së fundi është përfolur se ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ky i fundit është edhe Presidenti i festivalit të njohur të filmit komedi, i cili për të 12-in vit rradhazi, mbahet në Monte Carlo.