• |
ide | kryesore

Mimi Kodheli tregon raportin me kirurgun plastik

Arkiva, Paparazzi
mimi.jpg



Për herë të parë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pranuar të flasë në Tv për jetën e saj private, për njeriun me të cilin bashkëjeton, për të birin dhe për refuzimin për t’iu nënshtruar operacioneve plastike. Ajo pohoi që nuk do donte t’i drejtohej kurrë asnjë kirurgu. “Rrudhat tregojnë që e kam jetuar jetën. Që e kam vrarë mendjen, që kam vuajtur, por edhe që kam qeshur.  Që jam humane, jo manekin. Do i mbaj sepse më rrinë mirë.” Ajo tregoi që tashmë bashkëjeton prej 28-29 vitesh me bashkëshortin, babain e djalit, por duhen njëlloj si ditën e parë.

“E ruaj dashurinë me mënyrën si sillem, që nuk është një mënyrë pa emocione, as banale, është një mënyrë intriguese. Unë kam emocione të forta dhe i shfaq dhe gjithmonë i jam dedikuar familjes. Bëj rolin e gruas, nënës” tregoi ajo për emisionin “Persona grata” të TVSH-së. Luksi i saj është që mëngjesin e përgatit bashkëshorti dhe drekën e ëma, megjithatë në raste festash, kur ftojnë miq, gjithmonë me mbështetjen e së ëmës, është ajo vetë që gatuan. “Gatuaj mirë. Kam mësuar shumë nga gjyshja ime përmetare që përgatiste kryevepra, i kam kombinuar ato sekrete dhe me receta ndërkombëtare, por nuk mund të them që gatimi është pasioni im. Pasionet e mia janë sporti, arti, librat.

Duke iu kthyer e rikthyer vazhdimisht rëndësisë së skajshme të djalit në jetën e saj dhe vetë mëmësisë, Mimi Kodheli tha që gabimi i saj më i madh që nuk mund të korrigjohet është që nuk lindi më shumë sesa një fëmijë. “Ashtu ishin rrethanat”, tha ajo duke shtuar që shpreson që një ditë të bëhet me shumë nipër. Djalin e quajti kryeveprën e saj.