• |
ide | kryesore

Xhemi Shehu i rikthehet ekranit. Ja si duket prezantuesja pas lindjes

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Pa kaluar dy muaj nga lindja e djalit të saj të dytë, Gabriel, Xhemi Shehu i është rikthyer punës në televizion. Ish-velina e programit “Fiks Fare”, u shfaq sot në mëngjes në Top Channel, për herë të parë pas shkëputjes vitin e shkuar, kur prezantonte emisionin “E diell”. E shndërruar në brune, Xhemi është shprehur e pasigurtë për rikthimin e menjëhershëm në punë, për shkak të familjes dhe kohës së kufizuar që do të duhet të kalojë me djemtë e vegjël. E pyetur për formën e lavdërueshme që ka marrë menjëherë pas lindjes, Xhemi Shehu ka treguar se në shtatëzëninë e dytë, ndryshe nga e para, kishte marrë më pak kile dhe kështu rikthimi në peshën e saj normale kishte qenë më i lehtë. Xhemi vjen këtë vit së bashku me Salsanon dhe Enedën nga 1 marsi nën drejtimin e Portokallisë.