• |
ide | kryesore

Olta Gixhari i ka xhepat bosh, por prap është sexy

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ajo mund të tregojë xhepat bosh, por vetëm një detajisti do t’i shkonin sytë menjëherë aty, përpara se të shijonte gjithë siluhetën joshëse të Olta Gixharit. E veshur me një palë kominoshe xhins, të grisura tek gjunjët, aktorja e njohur e skenës sonë, të krijon mendimin se nëpërmjet kësaj poze, ajo ka dashur të japë imazhin e gjëndjes së vështirë në të cilën ndodhet arti në Shqipëri. Megjithatë, talenti dhe bukuria e Olta Gixharit, të bëjnë t’a shohësh këtë foto me sy tjetër, duke admiruar format e saj, që edhe pse të mbuluara, të shfrenojnë imagjinatën.