• |
ide | kryesore

Bleona arrin të mbulojë gjoksin, por jo shpinën

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Edhe mbrëmjen e dytë të X Factor, tashmë anëtarja e jurisë së këtij spektakli, Bleona Qereti, ka provokuar me (zh)veshjen e saj të guximshme. Pas kritikave në media javën e shkuar, ku këngëtarja u shfaq me një fustan që tregonte tejet zbuluar pjesën e përparme të bustit, u duk se këngëtarja kishte reflektuar. Por jo, ishte vetëm një iluzion që zgjati deri kur Bleona vendosi të tregojë nga pas, modelin e veshjes së saj. Shpina e saj dhe madje vithet, të komentuara si të pa stërvitura, referuar paraqitjes në “American Music Arlwards”, duken në formë!