• |
ide | kryesore

Blerim Destani si qëmoti, bën foto tek “Skënderbeu”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Blerimi Destani është një fans i zjarrtë i kryeqytetit shqiptar. Dashurinë për Tiranën, aktori nga Tetova, e shfaq shpesh nëpër postimet e tij ku mbizotërojnë fotot patriotike. Por, kësaj here nëpërmjet pozës poshtë “kalit të Skënderbeut”, Blerim Destani na sjell në mend një nga vendet kult të fotografive të para viteve ’90. Sheshi Skënderbej për foto, është ndoshta tejet i konsumuar e i dalë mode për kryeqytetasit, por që me sa duket, mbetet atraktiv për vizitorët.