• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali bëhet nënë. A e ka mëndjen akoma tek kamionët Drejtoresha?

Arkiva, Paparazzi
elisa-spiropali (1).jpg


Elisa Spiropali mësohet se ditën e sotme, është bërë nënë. Drejtoresha e Doganave ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë që sipas mediave rozë e ka quajtur Nalta, një emër i veçantë që duket se i referohet lartësisë (e larta). Lajmi për lindjen e Elisës natyrisht që zuri vendin e tij mes zhvillimeve të nxehta të politikës së ditës dhe kjo, jo vetëm për shkak se Spiropali është në krye të një prej digasterëve kryesorë të shtetit dhe meriton vëmendje, por më shumë, sepse përpara lindjes, ish-aktivistja e lëvizjes Mjaft, në një intervistë na siguroi se “Edhe gjatë lindjes do ta kem kokën plot me kamionë, anije, dogana, rreziqe, kontrolle për kontrabanda etj”. Urojmë që këto deklarata të jenë bërë dikur në kufijtë e euforisë dhe jo të ndikuara nga performanca jo e mirë e doganave, ku raportet e fundit kritikojnë kompaninë “Crown Agents”. Për ndryshe, i urojmë Elisës të marrë kohën e vetë pas lindjes, pasi kamionët atë punë kanë.

Elisa Spiropali shtatëzënë në dasmë