• |
ide | kryesore

Zbulohet opinionistja e Big Brother 8

Arkiva, Paparazzi
moza ahmeti.jpg


Këtë të shtunë, vetëm pak orë përpara nisjes së edicionit të 8-të të “Big Brother”, Top Channel, ka zbuluar opinionisten që do të shoqërojë banorët në rrugëtimin e tyre 100 ditor. Artistja Mimoza Ahmeti është emri që produksioni i Big Brother ka zgjedhur për të komentuar lëvizjet dhe lojën e konkurrentëve të këtij spektakli. Kujtojmë se për poeten e njohur, ky rol nuk është fare i ri, pasi disa vite më parë, Moza Ahmeti  ka qenë në formatin “Kafazi i Artë”, si tutore e një prej garuesve brënda shtëpisë së vëzhguar me kamera.