• |
ide | kryesore

Rita Ora e Kim Kardashian preferojnë veshjet në lateks/ U nxjerrin më në pah format

Arkiva, Paparazzi
rita ora.jpg


Rita Ora është parë në rrugët e Los Angelosit me të Ricky Hilfiger. Veshja e saj i ka tërhequr sërish revistat rozë. Ajo mbante një fustan në lateks, me shirita të zinj dhe kaf, mjaft provokues, me një dekolte të guximshme. Të paktën nuk ishte transparent si ai që mbante në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Por rrobat në lateks ia nxirrnin në pah hiret. 

Veshjet në lateks po bëhen gjithnjë e më shumë të modës për personazhet e njohur të shoëbizz -it. Kim Kardashian u prezantua me një palë streçe lateksi në javën e modë në Paris. Kjo, vetëm për të treguar linjat e saj, sepse lateksi është materiali natyral më elastik i mundshëm që përdoret për veshje. Dhe veshje të tilla zakonisht i mbajnë ato që kanë çfarë të ekspozojnë.