• |
ide | kryesore

BBC pezullon prezantuesin e “Top Gear”

I pakategorizuar
jerem,i.jpg



Prezantuesi i “Top Gear” në BBC  Jeremy Clarkson është pezulluar nga drejtuesit për shkak të përplasjeve me një nga producentët. Zyrtarisht u tha se 54-vjeçari u pezullua për shkak të një hetimi që po kryhet. “Askush tjetër nuk është pezulluar. “Top Gear” nuk do të transmetohet këtë javë”- thuhet në deklaratë. Clarksonit i ishte dhënë një “paralajmërim i fundit” majin e vitit të kaluar për shkak të një fjale raciste gjatë emisionit. Në atë kohë BBC tha se ai do të përjashtohet nëse e përsërit sërish këtë gjë. BBC nuk ka dhënë detaje për incidentin e fundit duke nënvizuar se nuk do të japë detaje derisa kjo gjë të sqarohet. Vetë Clarkson nuk ka bërë ende komente./lapsi.al/