• |
ide | kryesore

“La Repubblica” profil për Igli Taren: “Kur e Lotito e emëroi e konsideruan të çmendur”

I pakategorizuar
Tare-e-Lotito.jpeg



“Kur Lotito emëroi Taren si Drejtor Sportiv të Lacios e konsideruan të çmendur”. Kështu nis një analizë në faqen kryesore të gazetës më të madhe italiane “La Repubblica” për suksesin e Lacios në këtë sezon të Seria A. Në shkrimin e gjatë thuhet se “në 2008-ën u pa me habi vendimi i Lotitos që i dha një detyrë kaq të rëndësishme një shqiptari që sapo i kishte skaduar kontrata si futbollist duke e bërë “njeriun-merkato” për Lacion”. Në fakt, sipas gazetës "kjo ishte një një zgjedhje intuitive e suksesshme sepse mund të thuhet me siguri se Drejtori Sportiv është një nga sekretet e bardhekaltërve që japin spektakël duke u pozicionuar në zonën Champions. Ai gjen lojtarët, presidenti i ble dhe në këtë mënyrë funksionin një binom i rëndësishëm për skuadrën. Bilanci është i shëndoshë dhe Lazio e respekton me përpikmëri rregullin e Fair Play Fiananciar ndërsa skuadra ka fluturuar.  

Jo vetëm skuadra e Piolit, falë punës se Tares për gjetjen e talenteve skuadra e moshave është në krye të klasifikimit prej 3 vitesh. Nga kjo skuadër vjen Cataldi, i datëlindjes “94, që Conte e ka vënë në shënjestër sepse në mesfushë luan si veteran. Edhe Keita, është një tjetër shembull. Lotito ka shfrytëzuar dijenitë e Tares që njeh 6 gjuhë të huaja dhe që ka raporte të mira me agjentë lojtarësh dhe ish-kolegë. Miqësia mes tyre bëri që Miro Klose, i ka dhënë Lazios një nga lojtarët më të mirë të historisë së saj duke rritur imazhin e saj në botë. Klose dhe Tare kanë luajtur së bashku te Kaiserslautern, dhe nga atëherë janë miq familjeje. Klose ka vendosur të zgjasë kontratën me Lazio dhe falë asisteve të Felipe Anderson shënon çdo ndeshje. Braziliani Anderson është një tjetër mrekulli e Tares. Shqiptari ndenjë 10 ditë në Brazil për ta bindur që ai të vinte në Romë. U paguan 9 milion euro, por ai tani vlen 40 milion euro. E njëjta histori për Biglia, që u morr nga Anderlecht për një shifër të ngjashme dhe që tani kërkohet nga PSG për 30 milionë. Goditja tjetër është Hernanes që kushtoi 9.5 milionë dhe u shit te Inter për 20. Në janar 2012 vjen borxh edhe Candreva dhe kjo është Lazio. Trajneri Pioli është një tjetër zbulim i Tares që ka sjellë futbollin evropian te Lazio.

Metoda e Tares është e thjeshtë. I sugjerojnë një lojtar. E vëzhgon për orë të tëra në video që gjen për të. Pastaj shkon e takon personalisht. Informohet për karakterin, flet me familjen dhe nëse ka vështirësi ekonomike e bind Lotiton për ta blerë. Kjo është pjesa më e vështirë, por në zakonisht ia del. Me kalimin e viteve, tani e vlerësojnë edhe presidentë të klubeve të mëdha. Për vitin e ardhshëm talentet e tij në merkato do të jenë holandezi Hoedt dhe fantazisti anglez Morrison. Dy emra që së shpejto do të vlejnë miliona. /lapsi.al/