• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali prezanton Naltën

Arkiva, Paparazzi
elisa.jpg


Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali ka uruar miqtë e saj me rastin e Ditës së Verës duke postuar në faqen e saj në Facebook një foto ku mban në krahë vajzën e saj të vogël që e ka quajtur Nalta. Kjo është dalja e saj e parë në publik (nëse mund të quhet e tillë) pas largimit nga posti i rëndësishëm që mbante në administratë. Ajo nuk doli të flasë publikisht për largimin e saj dhe as të japë shpjegime para gazetarëve. Spiropali zgjodhi Facebook për të lajmëruar dorëheqjen e saj. Ajo deklaronte se e bëri këtë për t’ju përkushtuar vajzës së vogël.