• |
ide | kryesore

Magani drejt largimit, Muça gati për Tiranën

I pakategorizuar
magani muca.jpg


Nuk është pritur aspak mirë në kampin bardheblu humbja që Tirana pësoi në derbin me Partizanin. Pak minuta pas ndeshjes së të premtes trajneri Gugash Magani tha se do të takonte presidentin Refik Halili për t’i shpjeguar situatën ku ndodhet klubi dhe arsyet e humbjes.

Lapsi.al mësoi se takimi është zhvilluar paraditen e se shtunës. Ka pak detaje nga takimi megjithatë mësohet se më shumë ka folur trajneri Magani, i cili ka shpjeguar arsyet që sipas tij çuan në humbjen e ndeshjes me Partizanin. Magani i ka thënë se nuk e shikon largimin si  vendim të nxituar, pasi respekton klubin dhe tifozët.

Nga ana e tij presidenti Halili nuk ka bërë asnjë koment. Media të shumta e kanë kontaktuar dhe vetëm në mbrëmjen e së shtunës klubi i Tiranës publikoi një vendim zyrtar ku thuhet se vendimi për fatin e pankinës së Tiranës do të publikohet të dielën.

Megjithatë burime brenda klubit thanë se nuk janë të pakta mundësitë që Halili ta pranojë dorëheqjen e Maganit pasi po mendohet edhe një pasues për të. Në ambientet pranë klubit bardheblu flitet që në krye të skudrës të vijë Shkëlqim Muça. Ai e ka pasur drejtimin e skuadrës edhe më herët.

Klubi i Tiranës ka vendosur “heshtje zyrtare” ndërsa zhvillimet mund të jenë edhe të menjëhershme. Magani erdhi te Tirana në mesin e sezonit të kaluar kur ekipi rrezikonte rënien nga kategoria./lapsi.al/