• |
ide | kryesore

Luana Vjollca e ka një defekt. Duart e saj shfaqen në gjëndje shqetësuese

Arkiva, Paparazzi
luana 2.JPG


Bjondja sexy e Top Channel, Luana Vjollca, ka publikuar prej dy ditësh videon e saj të re me titull “E jemja”. Por, në këtë xhirim ku Luana vjen si këngëtare, shihen qartë problemet që bukuroshja ka me duart e saj. Përkundër portretit të trukuar deri në detaje, prezantuesja bukuroshe, duket se ka harruar të mbulojë skuqjen në lëkurën e duarve, që të bie në sy gjatë gjithë videos. 

Video “E jemja”, ka në qendër Luanën, e cila lëviz përpara kameras duke marrë poza sensuale. Bukuroshja e ekranit luan me duart, i sjellë ato, herë përpara fytyrës e herë kur kap hekurat e krevatit ku është shtrirë. Për këtë arsye, duart e Luanës janë një element që të bie menjëherë në sy, e po ashtu skuqja e tyre, të bën përshtypje. Për ndryshe, Luana mbetet një nga femrat më simpatike të ekranit dhe personazheve sexy të Instagramit.