• |
ide | kryesore

Sara Hoxha e krahason Ledion Liçon me delen

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Duket se Ledion Liço po vazhdon të vihet në lojë nga e dashura e tij, Sara Hoxha. Vajza e pronares së Top Channel, njëkohësisht edhe e dashura e prezantuesit të Big Brother, ka komentuar një foto të Ledionit në të cilën asaj i është dukur si dele. Në fakt, “fajin” e ka patur vetë 28-vjeçari i cili i ka kërkuar ndjekësve të tij, të identifikojnë figurën (emojin) që i përshtatet fytyrës së tij. Kjo kërkesë nuk ka përjashtuar 19-vjeçaren, e cila nuk ia ka përtuar, por menjëherë e ka krahasuar të dashurin e saj me një dele. Ky koment i papërshtatshëm vjen pas videos që Sara Hoxha publikoi disa ditë më parë (rubrika Paparazzi), në të cilën ajo kishte vënë të motrën Lorin, të kërcente sipas saj, si Ledioni. Mos ndoshta këto janë shenjat e para të një krisje të marrëdhënies së tyre apo janë thjesht shaka, që çifti i ndan me publikun?