• |
ide | kryesore

X Factor/Kush është i dashuri misterioz i Bleonës?

Arkiva, Paparazzi
bleona.jpgfaqe.jpg


E hëna që shkoi ka nxitur shumë debate në stafin e brendëshëm të X Factor 4. Pas interpretimit të këngës “E io penso a te”, Bleona Qerreti rrëfeu se kjo përformancë e futi në mendime, duke kujtuar dikë, të cilin ajo do shumë. Për kë të ketë qënë kjo deklaratë e fortë dashurie? Pa përmendur asnjë emër, ajo tregoi se AI ishte larg saj, dhe ajo i uron fat kudo që të ndodhet. "Kush të jetë vallë personazhi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare" pyesnin kolegët e saj në X factor? Por ka mundësi që Ai të mos jetë një i vetëm. Bleona mund ta ketë lëshuar këtë mesazh të koduar pa emër, në mënyrë që shumëkush të kujtojë se është pikërisht ai personazhi misterioz. Po, po, me Bleonën ndodh edhe kështu.