• |
ide | kryesore

A do të jetë këtë shtunë Moza Ahmeti në Big Brother?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Pretendimet e shfaqura javën e fundit nga poetja Mimoza Ahmeti, se po duan t’i krijojnë probleme brënda Big Brother, duket se kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e saj në rolin e opinionistes së reality-t. Pa u vendosur definitivisht fati i saj, në mediat online kanë filluar të qarkullojnë emra të ndryshëm që do mund të zëvendësonin Mozën në këtë show. Në Kosovë përflitet se Virus Shala është gati t’i rikthehet edhe njëherë kësaj eksperience, ndërsa në Tiranë janë përhapur fjalë se dyshja e Thumb, Aulona dhe Fatma qënkan kontaktuar për të çuar përpara misionin e pamundur të Moza Ahmetit. Por, burime të lapsi.al, brënda produksionit, thonë se ende nuk është vendosur largimi ose jo i artistes Moza Ahmeti, dhe e sigurtë është se asnjë nga emrat e mësipërm nuk do të jenë zëvendësuese të saj, nëse ajo vendos të largohet. Gjithçka mbetet për t’u parë këtë të shtunë, në show-n që duket se ka ngjallur më shumë interes për këtë incident, se sa për banorët e përfshirë brënda shtëpisë së Big Brother.