• |
ide | kryesore

Flet Sergio Ramos: Na mungoi fati

I pakategorizuar
sergio.jpg


Sergio Ramos ka folur në Canal Plus në fund të ndeshjes. I zhgënjyer nga rezultati, por me një mesazh për të mos u dorëhequr nga fitimi i La Liga. “E dimë ritmin që kërkon kjo ndeshje dhe mund të themi se pamë një Real të madh dhe një mbështetje të madhe për trajnerin tonë. Na mungoi vetëm ai momenti i fatit që të tjerët e patën. Është e vërtetë që pati disa momente kyçe ky takim. Patëm përballë një skuadër të madhe dhe është e vërtetë që pjesën e dytë e patën ata më shumë në kontroll. Më vjen keq që nuk arritëm te goli, por ishim të pafat. Tani bëhet fjalë për 4 pikë diferencë. Ne na mbetet vetëm të vazhdojmë luftën. Nga eksperienca ime nuk duhet të heqim dorë. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të luftojmë.”/lapsi.al/