• |
ide | kryesore

Bleona i rikthehet thashethemeve për lidhjen me deputetin e PD

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Bleonës duket se i ka ngelur kunjë lajmi që u përhap me shpejtësi javën e shkuar për lidhjen e fshehtë të këngëtares me një deputet të martuar të PD-së. Ajo reagoi në një postim në facebook ku përgënjeshtronte zërat e dalë për këtë lidhje, e po ashtu edhe sonte në X Factor, me të marrë fjalën u kujtua të ironizojë se këngën italisht “E penso a te”, nuk ia dedikoi deputetit të PD-së, por trainerit të Kombëtares, De Biasi. Sipas humorit të saj, ai është italian dhe e kupton këngën… Por, anëtari tjetër i jurisë, Pandi Laço kërkoi t’a kthejë Bleonën tek versioni i parë duke i thënë se këtë javë, për t’a fshehur “të vërtetën”, këngëtarja ishte veshur me ngjyrën e partisë rozë. Aty për aty, ndërhyri Alketa e cila tha se për t’a balancuar, këtë javë me blu ishte veshur Miriami.