• |
ide | kryesore

Mimoza Ahmeti ironizon Top Channel: Kolltuku ku ulesha unë bën 4500 euro, mua më bënin bishta për rritjen e pagës

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ky vit si asnjëherë më parë shënoi edhe largimin e një opinionisti nga Big Brother, veç daljeve të përjavshme të konkurrentëve nga shtëpia e këtij reality. Vetëm dy javë rezistoi Mimoza Ahmeti në kolltukun e studios teknologjike dhe më pas u zëvendësua nga Mira Kazhani. Lapsi.al mësoi se arsyeja kryesore e dorëheqjes së artistes Ahmeti ishte pagesa. Ajo e vlerësoi këtë detyrë me mjaft përgjegjësi dhe kishte kërkuar të paguhej më shumë për shkak të vështirësisë. Por, drejtuesit e Top Channel nuk arritën t’a mbanin pasi kishin shpenzime të tjera më të rëndësishme, që poetja i ironizon në një status në facebook.