• |
ide | kryesore

Pse Top Channel censuron Luana Vjollcën?

Arkiva, Paparazzi
luan.jpg


Ka vetëm disa javë që ka filluar një rubrikë të vetën në programin “E diell” në Top Channel moderatorja Luana Vjollca, por sërish mediat e kanë gjetur edhe për të diçka që nuk shkon. “Pa limit”, rubrika që drejton Luana, e cila ka në fokus personazhe të njohur që vihen në lojë, është e vetmja pjesë e cila nuk gjendet më pasi mbaron program. Pra as në YouTube, as në ndonjë video tjetër. Kjo i ka çuar mediat të aludojnë për një program të vjedhur i një programi të ngjashëm komik që realizohet në kanalin “Sat 1” në Gjermani.