• |
ide | kryesore

Erion Veliaj, ministri i rrjeteve sociale

Arkiva, Paparazzi
erion veliaj hapja.JPG


Erion Veliaj mund të quhet me plotë gojën, mjeshtër i facebook-ut. Në rang zyrtarësh, ministri i Mirëqënies Sociale, konkurron kokë më kokë me Kryeministrin Rama, pasi të dy pasqyrojnë çdo aktivitet që marrin pjesë, thuajse në kohë reale. Erion Veliaj ka merak të pozojë me moshat e treta dhe kryesisht fëmijët, foto për të cilat është sulmuar shpesh herë në media si shfrytëzues. Imazhe  të tilla, duket se prekin më shumë përdoruesit e rrjetit dhe për pasojë, kur Erioni shfaqet krah njerëzve të pamundur, ‘like’-t janë të shumtë. 

Por, kur shfrytëzon, prit edhe të të shfrytëzojnë. Rasti konkret, i referohet albumit me dhjetra foto që ministri Veliaj publikoi nga aktiviteti i sotëm, të cilat u pushtuan menjëherë nga reklamat për Big Brother. Me sa duket, “sekreti” i propagandës përmes facebook është kuptuar edhe nga fansat e reality-t, të cilët përfituan për t’iu përgjigjur ministrit me të njëjtën monedhë.

Gjithashtu, nga një kalim i shpejtë nëpër fotot e këtij albumi, na kapi syri edhe një gabim (Rrr) që fare lehtë mund t’a kishin kursyer. Në mos për të pranishmit në sallë, ministri Veliaj harroi t’a fshehë këtë foto për përdoruesit e facebook, ku ndër ta, është edhe Kryeministri Rama i cili vështirë se do t’a toleronte një gabim të tillë me Shqipen.