• |
ide | kryesore

Nora Istrefi mbush 29 vjeç, Era uron të motrën

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Një festë surprizë ka qenë ajo e së martës mbrëma që ka befasuar Nora Istrefin. Pas orës 00:00, këngëtarja kosovare është gjendur e rrethuar nga miq e familjarë të cilët ishin mbledhur papritur për të uruar 29-vjetorin e Norës. Atmosfera u karakterizua nga dekori festiv me tullumbacë dhe qirinjtë e vendosur në tortën në formë zemre. Natyrisht fotot e ditëlindjes u shpërndanë edhe në rrjetet sociale ku Nora mori shumë urime nga fansat. Por, ajo që bëri përshtypje nga pozat e festës surprizë që i kishin përgatitur këngëtares, ishte foto-urimi i Erës. Këtij portreti familjar po i mungon motra e madhe..