• |
ide | kryesore

Bleona fton në hotel Ermal Mamaqin

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ajo me rrobdeshambër, flokët e lagur dhe gishtin në gojë, ndërsa ai ulur në parket dhe i lumtur. Ermal Mamaqi ka shkuar për vizitë në dhomën e hotelit në Sheraton ku prej javësh është stacionuar Bleona. Këngëtarja do të jetë këtë javë e ftuara e aktorit të humorit në emisionin e tij në Digitalb, ku thuhet se do të flasin për konkursin për burrë që Bleona ka çelur. 36-vjeçarja e cila i tha lamtumirë verën e shkuar lidhjes 5-vjeçare me Ganin, i është futur kërkimeve për një tjetër partner shqiptar.