• |
ide | kryesore

Stresi proteston për Tom Doshin me pistoletë në kokë (Foto)

Arkiva, Paparazzi
stresi.jpg


Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi, ka vendosur të protestojë në mënyrë shumë origjinale, në lidhje me atë që vetë ai e ka cilësuar si “padrejtësia që po i bëhet Tom Doshit”.
Ai ka drejtuar armën në kokë dhe në një fotografi të postuar në Instagram, ku duket këngëtari i kthyer me kurriz nga personi që po i bën fotografi dhe me pistoletën të drejtuar në kokë, shkruan “Un Dhe bart protestojm per padrejtesin Qe Po i Bohet Tom Doshit …”.
Siç duket, çështja “Doshi” ka përfshirë edhe këngëtarin e arratisur, të cilit po i dhimbset më shumë deputeti i Shkodrës, se sa problemi i tij me policinë në Shqipëri, të cilin duket se nuk po e vuan fare./gazetaexpress/