• |
ide | kryesore

Sherri mes çiftit, Tuna përfundon me sy të nxirë

Arkiva, Paparazzi
tuna cozman.jpg


Ky është lajmi i fundit që mediat kosovare kanë publikuar për marrëdhënien mbi 2-vjeçare të Tunës me Cozman. Sipas indeksonline, reperi e ka goditur këngëtaren në sy duke i shkaktuar asaj një frakturë në sy. Po ashtu, burime të Indeksonline brenda policisë kanë mësuar se policia e Kosovës që një kohë të gjatë është duke marrë ankesa nga banorët e lagjes Arbëria, aty ku jeton çifti, të cilët po ankohen se ata të dy po zihen gjatë gjithë kohës. Një fqinj i tyre ka thënë se këngëtarja shpeshherë e nxjerr nga banesa reperin. Madje ai ka treguar se një ditë i ka dëgjuar teksa Tuna po i bërtiste Cozmanit dhe po ia kërkonte telefonin për t’ia kontrolluar. Madje, edhe në rrjetet sociale ka kohë që Tuna nuk ka postuar ‘selfie’ për të cilat njihet dhe kjo pasi që syri i saj vazhdon të jetë i mavijosur.