• |
ide | kryesore

“Tuna nuk është rrahur nga Cozman”

Arkiva, Paparazzi
cozman tuna.jpg


Pas lajmit të publikuar në portalin indeksonline, menjëherë ka ardhur reagimi i menaxherit të çiftit Tuna-Cozman. “Telenovela 'Tuna dhe Coman' vazhdon. Çifti nuk janë ndarë. Ata po vazhdojnë lidhjen e tyre dhe çdo gjë është në rregull më ta.” Kështu ka thënë për Gazetën Express Dekorim Sahiti duke mohuar raportimet se ata po ndahen dhe se Cozman ka ushtruar dhunë kundrejt Tunës, duke i nxirë syrin. " Jo, jo ata nuk janë ndarë dhe Cozman nuk e ka rrahur Tunën", tha ai për Gazetën Express, pa komentuar qëllimin e lajmit, publikuar nga indeksonline.