• |
ide | kryesore

Turjan Hyska zëvendëson Drini Zeqon në “Tu si que vales”?

Arkiva, Paparazzi
turi drini.PNG


Tashmë që një pjesë e audicioneve është xhiruar, spoti në tv dhe reklama në rrjetet sociale ka dalë, “Tu si que vales” duket se po përgatit ndryshime. Dyshimet kanë lidhje me një status të postuar në facebook të premten, nga prezantuesi i emisionit “Oktapod” në Vizion Plus. Turjan Hyska ka lajmëruar miqtë e tij për rinisjen e serive të reja të programit që do të shfaqet në ekran nga e hëna në të premten, me përjashtim të së mërkurës, ditë kur vendin e “Oktapod” do t’a zërë talent-show “Tu si que vales”.

“Të mërkurën do të argëtohemi së bashku në Tu si que vales”, shkruan Turi në statusin që duket se vë në pikëpyetje prezantuesin tjetër të rekrutuar nga Vizion Plus për këtë show. Në fakt, për drejtimin e “Tu si que vales” prej ditësh po përgatitej Drini Zeqo. Ish-gazetari i lajmeve e kishte marrë me qejf detyrën e re dhe sipas postimeve që ka ndarë në rrjetet sociale, ai priste me padurim datën 1 prill, kur show kur do të nisë. Por, tashmë që Turi ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këtë format, gjërat komplikohen.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Turjan Hyska të mund të zëvendësojë edhe ndonjë nga tre anëtarët e shpallur të jurisë, Agron Llakaj, Kristi Popa, Holta Dulaku, pasi ndryshimet e zëvendësimet në minutë të fundit, janë kthyer në normalitet për programet e Vizion Plus.