• |
ide | kryesore

Bleona: Sa herë bëj seks në ditë?

Arkiva, Paparazzi
bleona.jpg


Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, i është përgjigjur disa prej pyetjeve më të çuditshme në emisionin “6 Ditë pa Ermalin” në kanalin T Plus. Teksa u përmend fustani i saj skandaloz, ajo tha se u komplimentua nga mediat botërore, por nga mediat shqiptare ishte përkufizuar si skandaloz, një fakt që ajo nuk e kuptonte.

Ajo konfirmoi se po xhiron videon e re me regjisorin e Beyonce në Los Angeles.

E pyetur se sa herë bën seks në ditë, ajo u përgjigj me ironi duke thënë: “Ahh ç’është kjo pyetje tani. Si të them… zgjohem në mëngjes dhe aty menjëherë janë dy stilistë, katër menaxherë, dy PR dhe më thonë bëj këtë, këtë, këtë gjatë gjithë ditës dhe si mendoni, i them une më pritni një çik se vajta për të bërë pak seks?”.

Kur foli për Ganiun, bukuroshja shqiptare pa dyshim u emocionua. Ajo tha se do ta dashurojë përgjithmonë, pavarësisht se tashmë jetojnë të ndarë. Kur foli për ish-bashkëshortin, ajo tha se janë ende miq, teksa as lotët në sytë e Bleonës nuk munguan./Telegrafi/