• |
ide | kryesore

Gianni De Biasi bëhet zyrtarisht shqiptar

I pakategorizuar
de bia.jpg


Trajneri italian i Kombëtares sonë Gianni De Biasi ka marrë mesditën e së shtunës nënshtetësinë Shqiptare. Presidenti Bujar Nishani në ceremoninë e rastit u shpreh “Me lejoni t’i dorëzoj dekretin shtetasit më të ri”, ka deklaruar Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kurse, trajneri i Kobëtares shqiptare, Gianni de Biasi tha: “Faleminderit zoti President jam i lumtur për vlerësimin që më bëni” De Biazi është bërë shumë i dashur për tifozët shqiptarë, ndërkohë që edhe ai vetë ka treguar se po e bën detyrën e trajnerit me një vullnet të madh. Me këtë gjest, duke marrë nënshtetësinë shqiptare, italiani u jep një leksion të vërtetë të gjithë atyre futbollistëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e kombit të tyre dhe tashmë bëjnë pjesë në përfaqësuese të tjera.