• |
ide | kryesore

Kështu u rrahën Plisat dhe Torcidat e Kosovës në Elbasan (video)

I pakategorizuar
tifozet.jpg


Është publikuar video e rrahjes ndërmjet dy grupeve të tifozëve të Kosovës, Torcida dhe Plisat në qendër të Elbasanit. Tifozët janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica. Drejtori i Policisë Neritan Nallbati në vendin e ngjarjes tha se “sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”. Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në dorë. Sherri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “ 1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard. Për më shumë, shikojeni dhe videon e kësaj përleshjeje.