• |
ide | kryesore

Metën nuk e bind Berisha, por kërkon pjesë nga fitorja e tij

Arkiva, Pikante
metaaaa.jpg


Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte në stadiumin “Elbasan Arena” ku pa nga afër ndeshjen kundër Armenisë. Foton më lart e postoi këshilltari i tij për mediat Emiljano Aleksi. Ai shkroi se “Berisha është i pasigurtë për kombëtaren, ndaj De Biasi duhet të gjejë një Meta”.

Por kombëtarja ia doli edhe pa një “Meta” në fushë. Megjithatë këshilltari i kreut të Kuvendit ka dashur sërish të marrë pak nga fitorja. Në përfundim të ndeshjes Aleksi shkroi se “Ku është Meta është fitorja”. Meta ishte në shkallët e stadiumit ndërsa Berisha ishte akoma në fushë z.Aleksi.