• |
ide | kryesore

Të fshehtat e trupit të femrës. A ekziston me të vërtetë pika G?

Arkiva, Stil
z_8084.jpeg


Pika G, ose e klimaksit seksual mund të mos ekzistojë, pretendojnë disa kërkues nga Universiteti i L'Aquila dhe Tor Vergata. Megjithatë, ata kanë zbuluar ekzistencën e një sipërfaqeje më të gjerë dhe më komplekse që lejon arritjen e orgazmës tek femrat. Ata kanë krijuar një "hartë" që përfshin indet, muskujt dhe mitrën, duke treguar që zonat intime të femrës nuk janë thjesht struktura indesh pasive, por dinamike dhe të ndjeshme. Ata kanë kritikuar gjinekologët për mënyrën e sesi i trajtonë pjesët intime të femrave gjatë një vizite apo pas lindjes. "Vagina është një ind aktiv dhe seksualisht e rëndësishme që duhet të respektohet", shprehet Emmanuele Jannini, profesor i Seksologjisë në Universitetin e L’Aquila në Itali