• |
ide | kryesore

Shanset reale të Shqipërisë për kualifikim në “Euro 2016”

I pakategorizuar
1_8783.jpg


Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm në ëndrrën e saj për kualifikimin për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar në futboll. Në grupin i Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë me 7 pikë, po aq sa Danimarka e vendit të dytë, ndërsa Portugalia pas fitores ndaj Serbisë qëndron në krye me 9 pikë. Për Armeninë praktikisht gjithçka duket se ka përfunduar pasi renditet e fundit me vetëm 1 pikë.

Në rradhë Shqipëria ka edhe 4 takime të tjera të rëndësishme. Shqipëria në fillim do të presë shkojë të luajë në Danimarkë, pastaj do të presim Portugalinë dhe Serbinë në fushën tonë për ta mbyllur me një takim në Armeni. 

Takimi me Danimarkën në fillim të shtatorit duket se ka vlerën e një play-off pasi aty ndoshta do të përcaktohet vendi i dytë që kualifikohet direkt. Danimarka është më e avantazhuar se ne, jo vetëm na pret në fushën e saj, por edhe për faktin se Serbinë e ka mundur 3 me 1 në Beograd. Por ndërkohë danezët janë mundur në fushën e tyre nga Portugalia ndërsa ne kemi fituar 1-0 në Portugali. Të dyja skuadrat pra edhe Shqipëria edhe Danimarka në 4 ndeshjet e ardhshme do presin në fushën e tyre Serbinë dhe Armeninë. Në jemi më të favorizuar se me Portugalinë luajmë në fushën tonë ndërsa danezët udhëtojnë drejt Lisbonës. Por fakti që ndeshja direkte luhet në Danimarkë i bën ata më të favorizuar.    

Por nëse nuk e merr vendin e dytë shqipëria ka edhe një shanc nëse del e treta. Këtu beteja jonë pritet të jetë kundër Serbisë. Serbët njësoj si ne ushëtojnë drejt Danimarkës dhe presin në fushën e tyre Portugalinë. I vetmi ndryshim është se ne udhëtojmë për në Armeni ndërsa ata i presin në shtëpi. Duke qenë se Shqipëria është 6 pikë përpara një fitore në Elbasan ose në Shkodër ndaj Serbëve do na e siguronte përfundimisht vendi e tretë. Por edhe me një barazim do të kishim shumë shance për këtë vend.

Po cfarë fiton Shqipëria me vendin e tretë? 

Duke qenë se Europiani Francë 2016 (10 qershor 10 korrik) bëhet për herë të parë me 24 skuadra edhe disa nga vendet e treta kanë mundësi të kualifikohen. Sipas skemës së vendosur do të kualiufikohet direkt ekipi më i mirë i vendeve të treta. (për momentin në krye qëndron Skocia me 7 pikë sa edhe Shqipëria dhe Hungaria, /shih tabelën më poshtë/). Shqipëria ka edhe një mundësi (megjithëse të vogël) të marrë ndonjë pikë në datën 17 prill nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë që do të japë verdiktin e saj përfundimtar në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd me Serbinë.