• |
ide | kryesore

Edhe Shkëlzen Gashi në Serie A? Lazio fillon negociatat

I pakategorizuar
gashi.jpg


Numri i shqiptarëve te Lazio mund të shtohet gjatë verës. Drejtori Sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare ka nisur punën për ta transferuar nga Baseli Shkëlzen Gashin, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Armenisë. Sipas "Lalaziosiamonoi.it", Tare është takuar me të atin e lojtarit, i cili njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit. Gjithsesi, një nyjë e vështirë për t'u zgjidhur mbetet vlera e kartonit të lojtarit pasi Baseli nuk kërkon ta lejë të lirë për më pak se 8 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, Gashi ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje të luajtura në kampionat, 1 në Kupën e Zvicrës dhe 1 në Ligën e Kampionëve kundër Ludogorets. /gazetaexpress/