• |
ide | kryesore

Josa pas humbjes: Tani e vështirë

I pakategorizuar
jos.jpg


Pjesëmarrja në Europë nëpërmjet kampionatit mbetet një mundësi reale për Lacin e Armando Cungut, që edhe ndaj Skënderbeut tregoi se mbetet makthi i skuadrave të mëdha. Trajneri i i kurbinasve i përgëzoi futbollistët e tij për sakrificën që bënë për të mposhtur kampionët në fuqi, duke e hapur edhe më shumë garën për titullin kampion.

"Në përgjithësi nuk kemi qenë në kondicionin e duhur fizik, por kemi sakrifikuar shumë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, sepse Laci do ta provojë ta arrijë pjesëmarrjen në Europë edhe nëpërmjet kampionatit. Ishim më konkretë dhe më afër fitores dhe ia arritëm"

Përsa i përket gjykimit, Cungu rezervoi vecse fjalë të mira për Enea Jorgjin, pavarësisht se Elbasanasi ndëshkoi me të kuqe dy lojtarë vendas, nërsa këmbëguli se Laci nuk luan për t'i bërë nder asnjë skuare por për veten e tij.

Nuk do të bëj hipokritin. gjyqtari korrekt. Laci s'sheh për t'i bërë nder askujt, por vetes. Kemi fituar aq sa herë kemi patur mundësi duke treguar forcë karakteri.

Nga ana tjetër Mirel Josa e pranon se Skënderbeu pavarësisht volumit të madh dhe presionit të ushtruar në gjysmëfushën kundërshtare nuk diti të shkonte te goli.

"E filluam mirë ndeshjen. Në pjesën e parë ishim këmbëngulës, pavarësisht superioritetit numerik. Laci do ta ruante me të gjitha mënyrat barazimin. Luajtëm në krah për ta patur lojën nën kontroll. Në pjesën e dytë shkuam nga qendra, por ishim të lexueshëm. Ishim konfuzë me lojën nga krahët dhe në konkludim. Mënyrën sesi shkuam te porta kundërshtare nuk ishte e drejtë. Duhet të ishim më të qartë. Goli i Lacit ishte meritë e tyre".

Trajneri i kocarëve e pranon se me këtë humbje objektivi titull bëhet më i vështirë.

"Pikët që lihen rrugës nuk kthehen më. Ndaj Lacit edhe një pikë do të na bënte punë.  Komplikohet cështja e titullit."/supersport.al/