• |
ide | kryesore

Fjolla Morina pret një fëmijë, zbulohet kush është babai (video)

Arkiva, Paparazzi
fjolla.jpg


Këngëtarja, Fjolla Morina, nuk ka mundur t'u shpëtojë mediave dhe gazetarëve investigativë. Këngëtarja është ndjekur ditën e mërkurë nga kamera dhe gazetarët e emisionit Prive të Klan Kosovës, ku Fjolla është parë se e ka barkun të fryrë.
Madje, ajo është parë duke hyrë në një dyqan për fëmijë. Pasi doli prej aty, këngtarja u befasua dhe pasi u soll keq me gazetarin e Prives, të cilit “çka nuk i tha”, Fjolla u largua me makinën e saj Mercedes C-Class të vitit 2013, pa dhënë detaje. Megjithatë mësohet se Fjolla Morina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se gjinia e foshnjës është vajzë. Babai thuhet të jetë Flamur Azemi, që sipas informacioneve të Telegrafit është një biznesmen i cili jeton dhe vepron në Dubai.
Fjolla, sipas Prive, fëmijën do ta lindë në SHBA pranë motrës së saj.