• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi dhe Çiljeta, mamatë që puthin çunat në buzë

Arkiva, Paparazzi
jonida dan.PNG


Jonida Maliqi njihet si një mami fanatike, e cila nuk ka lejuar askënd të publikojë foto të portretit të djalit të saj. Por, me sa duket këngëtarja nuk është aq e rezervuar kur tregon dashurinë për të birin Dan, të cilin e puth në buzë dhe këtë foto e shpërndan për fansat në Instagram.

Megjithatë, Jonida nuk është e vetmja që ka këtë marrëdhënie me të voglin e saj. Pak ditë më parë edhe Çiljeta postoi një foto me Fernandon që e puth po në buzë. Mos është kjo ndonjë fushatë që personazhet e showbiz-it tonë kanë ndërmarrë për të treguar se përpara karrierës, ato në rradhë të parë janë nëna?